Penthouse me qira afatgjatë në Bulevardin Ismail Qemali, Vlorë
Përmbledhje
- Apartament
- 3
- 1
- 0
- 220
- 2014
Përshkrim
Me qira afatgjatë, penthouse i ri modern i vendosur në Bulevardin "Ismail Qemali" në Vlorë, vetëm pak hapa larg shëtitores Lungomare dhe çdo njësie shërbimi. I pozicionuar në mënyrë perfekte në katin e 12-të të një godine të re me ashensor, kat me hyrje private, i monitoruar me kamera, ku ndodhen vetëm dy apartamente. Apartamenti është i organizuar me një sallon komod me hapësirë të bollshme dhe fasadë xhami, detaj që i jep dritë natyrale apartamentit pothuajse gjatë gjithë ditës, dhe prej andej keni qasje të drejtpërdrejtë në verandë, e cila është rreth 90 m² dhe private (ku pronari do të vendosë së shpejti disa shezlonge, një pishinë për sezonin veror, një çadër të vogël, tavolinë dhe karrige, duke krijuar kështu një ambient relaksues). Kuzhina është komode dhe e kompletuar me çdo pajisje të nevojshme si sobë, frigorifer, larëse enësh. Ka tre dhoma gjumi dhe dy prej tyre kanë ballkon personal. Korridor shpërndarës, dhomë larjeje dhe banjë e madhe me dritare. Një opsion optimal për afat të gjatë, opsion ideal nëse kërkoni privatësi dhe komoditet.
Adresa
Hap në hartë- Qyteti Vlora
- Rajoni BULEVARDI ISMAIL QEMALI
Detajet
Përditësuar më 2 korrik 2026 në 10:04 e paradites- ID e pronës:R1072
- Çmimi: € 1 000 /mo
- Sipërfaqja e pronës:220 m2
- Dhoma gjumi:3
- Banjë:1
- Garazh:0
- Viti i ndërtimit:2014
- Lloji i pronës:Apartament
- Statusi i pronës:Me qira
- Hipoteka:Po
Karakteristikat
- Ashensor
- Kondicioner
- Mobilje
- Ngrohje
- Makinë larëse
- Frigorifer
- TV
Informacioni i kontaktit
Shiko shpalljetShpallje të ngjashme
Apartament, R1458, 160 m², kati 5
Apartament, R1457, 82 m², kati 4
