Vlorë, pozicion i disponueshëm si agjent pasurish të paluajtshme!


EstateAll është një nga kompanitë kryesore të pasurive të paluajtshme në qytetin e Vlorës, e cila operon që nga viti 2016 në tregun e pasurive të paluajtshme. Ndërkohë që zgjeron shërbimet e saj, po kërkon të rekrutojë staf për pozicionin e agjentit të pasurive të paluajtshme (femër/mashkull), i cili duhet të jetë dinamik, energjik dhe komunikues.

Kjo mund të jetë një mundësi e mirë për ju!

Çfarë ofron EstateAll?


Mundësinë për të shprehur kreativitetin tuaj dhe aftësitë tuaja bashkëpunuese dhe komunikuese.
Trajnime dhe aktivitete drejt formimit profesional.
Të ardhura shumë të mira dhe mbështetje të plotë nga ekipi bashkëpunues.

Çfarë kërkohet:


Arsim minimalisht i mesëm.

Përvojë në punë të ngjashme; është një avantazh, por jo kusht. Ne do t'ju ofrojmë trajnimin e nevojshëm në një mjedis motivues.

Të keni njohuri të mira të gjuhës shqipe dhe të paktën një gjuhë të dytë; anglisht dhe/ose italisht.

Të jeni në gjendje të komunikoni në mënyrë efektive dhe të rrjedhshme.

Të keni energji të mirë dhe frymë bashkëpunimi.

 Të keni dëshirën dhe motivimin për të fituar aftësi të reja, përvojë dhe një karrierë të pasur. 

Paga nga 1.000 euro